Ke nevojë për ndihmë?

Ndaj këtë artikull

Si të rrisni biznesit tuaj me një Profil Biznesi në Google

Artikuj
23 Jun 2023

Një Profil Biznesi në Google është një mjet fantastik i cili mund të ndihmojë bizneset të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Google Search dhe Maps. Ai mundëson krijimin e një pranie në internet për biznesin, duke ndihmuar të arrihen klientët kur kërkojnë biznesin në Google. Që të filloni, ndiqni udhëzifim tonë hap pas hapi.

Çfarë është një Profil Biznesi në Google dhe përse më duhet një i tillë?

Një Profil Biznesi në Google është një hapësirë në internet për një biznes në Google që lejon bizneset të paraqesin informacionet e veta, si p.sh. orari i punës, informacioni i kontaktit, selia dhe ç’është më e rëndësishme, komentet. Për bizneset është jetike të kenë një prani në Google sepse ky është motori i kërkimeve më i përdorur në botë, duke administruar 90% të trafikut të kërkimeve në internet. Për më tepër, sipas një studimi të listimeve në Google My Business në industri të ndryshme, u zbulua që 84% e kërkimeve për bizneset janë ‘kërkime zbuluese’, ndërsa vetëm 16% janë kërkime të drejtpërdrejta, madje 34% e bizneseve lokale duken në mbi 1,000 kërkime zbuluese çdo muaj. Ose ta themi thjesht, zotërimi i një Profili Biznesi në Google vë biznesin tënd përpara goxha më shumë klientëve të rinj të cilët kërkojnë aktivisht një produkt, shërbim ose zgjidhje si tuajën.

Kjo do të thotë që vendosja e një Profili Biznesi në Google duhet të jetë prioritet për çdo biznes i cili dëshiron të gjendet kollaj në internet dhe të mirëpresë më shumë trafik organik në faqe. Kjo e bën profilin tënd edhe një mjet të shkëlqyer për SEO lokal, sepse ai të lejon të krijosh lehtë një profil i cili ngre dukshëm renditjen në kërkim – gjë e cila e bën më të lehtë që klientët e rinj t’ju gjejnë në internet.

Për më tepër, klientët mund të lënë komente në profilin tënd, gjë që ndihmon në ngritjen e mëtejshme të prezencës në internet dhe besueshmërisë së biznesit. Bizneset e dixhitalizuara përdorin profilin e biznesit Google edhe për të reklamuar përditësime dhe oferta të veçanta, duke e bërë kështu më të lehtë që klientët të rrijnë të përditësuar.

Si të Krijoni një Profil Biznesi Google me 8 Hapa të Lehtë

Krijimi i një Profili Biznesi Google është mënyrë shumë e mirë për të rritur njohjen për biznesin tuaj dhe për t’u siguruar që po shfaqeni në rezultatet e kërkimeve. Më poshtë janë 8 hapa të lehtë për të krijuar profilin tuaj:

1. Shtoni ose deklaroni biznesin tuaj nëpërmjet Google Maps

Në kompjuterin tuaj, hyni në Google Maps nëpërmjet llogarisë Google me të cilën dëshironi të lidhni biznesin tuaj. Biznesin mund ta shtoni në 3 mënyra:

  • Vendosni emrin ose adresën e biznesit në rreshtin e kërkimeve. Nga e majta, në Profilin e Biznesit, klikoni ‘Add your business’ [‘Shtoni biznesin tuaj’]. Nëse del emri i biznesit tuaj, klikoni ‘Claim this business’ ['Deklaroni këtë biznes’].

  • Klikoni me butonin e djathtë të mouse-it kudo në hartë. Më tej, klikoni ‘Add your business.’ [ 'Shtoni biznesin’].

  • Në hapësirën e lartë të majtë, klikoni Menu > ‘Add your business.’

  • Ndiqni udhëzimet në ekran që të përfundoni regjistrimin për Profilin tuaj të Biznesit dhe zgjidhni metodën e verifikimit që është më e përshtatshme për ju.

2. Ose shkoni te faqja Google My Business dhe hyni me llogarinë tuaj Google.

Do t’ju duhet llogaria dhe emaili Google që dëshironi t’i përdorni dhe lidhni me biznesin tuaj.

3. Shtoni Kategorinë dhe Informacionin e Biznesit tuaj

Pasi të keni hyrë në faqen My Business, ju mund të filloni të personalizoni profilin. Ju mund të plotësoni profilin me informacione të hollësishme për biznesin, përfshi emrin, adresën, numrin e telefonit, adresën e faqes në internet si dhe informacionin e kontaktit. Zgjidhni kategorinë e biznesit e cila përshkruan më së miri biznesin tuaj.

4. Shtoni fotografi dhe video

Tani mund të ngarkoni disa imazhe dhe video për të paraqitur biznesin tuaj. Ato biznese të cilat u shtojnë fotografi Profileve të tyre të Biznesit marrin 42% më shumë kërkesa për drejtime në Google Maps, dhe 35% më shumë klikime deri në faqet e tyre.

Ne rekomandojmë që ju të ngarkoni një përzierje nga këto sa vijon:

  • Markën tuaj

  • Një fotografi tuajën ose të grupit tuaj për profil, ku dukeni miqësor, vetëbesues, i rregullt dhe i afrueshëm

  • Pamjen e jashtme të biznesit, me qëllim që ai që kërkon ta dijë që ju ka gjetur nëse ka nevojë të bëjë vizitë në selinë tuaj

  • Pamjen e brendshme të biznesit

  • Çdo certifikatë akredikimi

5. Sigurohuni ta verifikoni Profilin tuaj të Biznesit Google

Verifikimi i Profilit tuaj të Biznesit në Google ka rëndësi për të siguruar saktësinë e informacionit. Kjo jo vetëm që lejon klientët të gjejnë informacionin e duhur, por edhe ndihmon në krijimin e një identiteti më të besueshëm të markës. Ai ndihmon edhe në ngritjen e renditjes suaj SEO, sepse Google do të marrë parasysh profilin tuaj kur rendit rezultatet lokale.

6. Kërkojini të njohurve/klientëve të shkruajnë komente në Google për biznesin tuaj

Komentet në Google janë prova të rëndësishme për biznesin, të cilat indeksohen nga Google dhe mund të përdoren për të rritur prezencën tuaj në rezultatet e kërkimeve organike. Duke nxitur klientët tuaj të lënë komente, do të ndërtoni besim në mes të klientelës që synoni. Komentet e klientëve mund të ndihmojnë edhe në rritjen e rëndësisë suaj në Google, sepse ato vërtetojnë që keni klientë të cilët janë duke marrë aktivisht shërbime nga biznesi juaj.

7. Përgjigjuni komenteve në Google për të treguar që jeni aktiv

Përgjigjja ndaj komenteve jo vetëm që tregon se keni ndërvepruar me klientët, por edhe ndihmon në ndërtimin e besimit me klientët e rinj. Madje, ajo mund të ndihmojë në ngritjen e renditjes suaj në faqet e rezultateve të motorit të kërkimeve (SERP). Duke iu përgjigjur një komenti, ju mund t’u tregoni klientëve potencialë që jeni aktiv dhe i vëmendshëm si dhe faktin që vlerësoni reagimet e tyre. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e besnikërisë së klientëve dhe mund të çojë në shitje të shtuara. Nga këndvështrimi i biznesit, përgjigjja ndaj komenteve është gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për t’u treguar klientëve të mundshëm që jeni duke punuar aktivisht për të përmirësuar shërbimet dhe produktet tuaja.

8. Mbani të përditësuara orarin dhe adresën

Prania e informacionit të saktë dhe të përditësuar për orarin dhe adresën në Profilin e Biznesit në Google, ndihmon motorët e kërkimeve të përcaktojnë dhe renditin saktësisht biznesin tuaj. Ajo do të thotë edhe që klientët e rinj do të kenë mundësi t’ju gjejnë më kollaj, dhe do të kenë mundësi të planifikojnë që përpara vizitën e tyre. Përditësimi i informacionit për orarin dhe adresën gjithashtu e bën më të lehtë që Google t’ua shtojë biznesin tuaj rezultateve lokale. Nëse keni disa seli/filiale, ka rëndësi të siguroheni që të gjitha të listohen dhe përditësohen saktë. Kjo do të mundësojë që klientët t’ju gjejnë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur.

Keni më shumë këshilla dixhitale për bizneset?

Nëse ju duhen këshilla lidhur me organizimin e anës dixhitale të biznesit tuaj, përfshi dhe krijimin e një Profili Biznesi Google, përse të mos flisni me një nga këshilltarët tanë dixhitalë V-Hub?

Faleminderit për komentet tuaja!

Artikujt e fundit të lidhur dhe trajnimi